Banorët e Vollgës denoncojnë skraparliun: Zapton kalldrëmin e shëtitores dhe e kthen me pagesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.06.2025, 10:27

Banorët e lagjes nr. 1 në Vollgë, Durrës, denoncojnë një rast flagrant zaptimi të hapësirave publike pranë zonës së Sfinksit nga një subjekt privat. Sipas tyre, çdo sezon veror një bar-kafe i quajtur "Malredo", i hapur nga një shtetas nga Skrapari, mbulon kalldrëmin e shëtitores me rërë të sjellë me kamionë dhe vendos shezllone me pagesë, duke kthyer një zonë publike në plazh privat pa asnjë leje të ligjshme.

Para sezonit veror e lirë

Gjatë sezonit veror e zaptuar

Pavarësisht se banorët janë ankuar vazhdimisht pranë Policisë dhe Bashkisë së Durrësit, nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e këtij veprimi që shkatërron karakterin urban të shëtitores dhe pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe turistëve. Ata theksojnë se vendi i zaptuar nuk është zonë plazhi, por një pjesë e kalldrëmit të shëtitores publike, e cila dikur shërbente si pikë referimi për bukurinë e Vollgës.

"Jemi nje grup banoresh ne lagjen 1 vollga durres. Duam te denoncojme ktu te ju zaptimin e hapsirave publike pa leje cdo sezon veror, nga nje subjekt bar kafe. Zoteria ka ardhur nga skrapari ka hapur nje lokal bar malredo dhe ka mbush me rere plazhi kalldremin tek sfinksi dhe ka vene shazllone me pagese. Jemi ankuar ne polici e bashki pasi eshte prishur shetitorja por askush nuk mer masa. Ju lutemi bejeni publike ta shikoje dhe edi rama se mburrej me sfinksin. Ska ca leje te mari se aty eshte kalldrem, shetitore. Nuk eshte plazh. Shikojeni ne foto se si duhet te jete. Dhe po pat mar ndonje cop leter do i kete fallso. Ka mbush me kamiona me rer te vjedhur ne plazhe tjera dhe e ka hedh mbi shetitore. Duket qarte nga fotot", shkruhet në denoncim.

Banorët kërkojnë që kjo çështje të bëhet publike dhe të shkojë deri tek Kryeministri Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit