Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.06.2025, 10:12

Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, po negocion me zyrtarët rusë për të siguruar një dalje të mundshme për veten dhe familjen e tij nga Irani nëse situata përkeqësohet.

Këtë e bën të ditur media “Iran International”, e cila shkruan se një zyrtar i lartë rus e siguroi Hejazin se Moska do të lehtësojë daljen e tij përmes një korridori të sigurt në rast të një përshkallëzimi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një video të shtunën se udhëheqësit e lartë iranianë po "po përgatisin valixhet e tyre".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit