Trump refuzoi planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 15.06.2025, 21:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kundërshtuar një propozim nga Izraeli për të eliminuar udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, e cila citon burime zyrtare amerikane.

Sipas njërit prej zyrtarëve, Trump e ka hedhur poshtë idenë me arsyetimin se nuk kishte asnjë shkak të mjaftueshëm për të shënjestruar udhëheqjen politike të Iranit, përderisa regjimi iranian nuk kishte ndërmarrë ndonjë sulm vdekjeprurës ndaj qytetarëve amerikanë.

“A kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan deri tani? Jo. Derisa të ndodhë kjo, ne as nuk e diskutojmë goditjen e udhëheqjes politike,” citohet të ketë thënë zyrtari.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i pyetur për ekzistencën e një plani të tillë, refuzoi të japë detaje: “Nuk do të hyj në këtë temë,” tha ai shkurt, duke mos përjashtuar as mundësinë e diskutimeve të tilla në prapaskenë.

Ajatollah Ali Khamenei, në postin e udhëheqësit suprem të Iranit, mban autoritetin më të lartë në vend. Ai komandon forcat e armatosura dhe Gardën Revolucionare dhe ka fjalën përfundimtare në të gjitha politikat strategjike të republikës islamike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit