Gjirokastër/ Digjen 3 hektarë me barëra dhe shkurre në fshatin Palokastër, rrezikohet një banesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2025, 18:31

Një zjarr masiv është regjistruar në afërsi të fshatit Palokastër, Bashkia Gjirokastër. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë kodrën e fshatit, duke rrezikuar një banesë aty pranë. Zjarri ka shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota dhe shkurre, teksa deri tani shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 12 zjarrfikës, 2 automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbështetëse të cilat punuan duke hedhur ujë dhe me mjete pompa shpine lopata të gomuara për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit