Masakroi me thikë ish gruan, shqiptari: E vrava për të shpëtuar fëmijët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2025, 17:00

Një tragjedi ndodhi në Itali, ku një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, Gentiana Hudhra, u vra brutalisht me thikë të shtunën pasdite, nga ish-bashkëshorti i saj.

Autori i dyshuar u shoqërua menjëherë në komisariat nga Karabinierët, ku iu nënshtrua një marrjeje të gjatë në pyetje nga prokurori i çështjes. Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca për vërtetimin e arrestit.

Sipas mediave italiane, gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, burri ka deklaruar se e kreu krimin “për të shpëtuar fëmijët e tij”.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00, në viale Benadduci, në qendër të qytetit. Burri dyshohet se ka arritur aty me një monopatinë elektrike, ka ndjekur ish-bashkëshorten dhe e ka goditur disa herë me thikë në qafë dhe shpatulla.

Edhe pasi ajo kishte rënë në tokë, ai ka vazhduar ta godasë. Më pas, pa thënë asnjë fjalë, është ulur në stol dhe ka pritur forcat e rendit, që e gjetën ende në vendngjarje.

Autori është me banim në Passignano sul Trasimeno, në provincën e Perugias. Ai nuk rezulton të ketë pasur më parë ndonjë urdhër mbrojtjeje apo precedentë penalë për dhunë, as ndaj ish-bashkëshortes dhe as për probleme psikike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit