Pasojat e sulmeve izraelite në Teheran, 200 të vdekur dhe 650 të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2025, 16:21

200 të vrarë dhe 650 të plagosur është deri tani bilanci nga sulmet izraelite në Iran. Burime të sigurisë në Teheran e bëjnë me dije këtë shifër që nga e premtja e 13 qershorit kur forcat izraelite nisën sulmet masive ndaj zonave të ndryshme të Iranit.

Përveç depove të naftës Shahran dhe rafinerisë Shahr-e Rey, gjatë sulmeve u godit edhe distrikti Narmak në Teheran, ku banojnë oficerë dhe institute kërkimore të Pasdaran. U sulmuan gjithashtu një rafineri gazi në Asaluyeh, baza ushtarake dhe vende në provincat Kirmashan, Azerbajxhan Perëndimor dhe Kermansha.

Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar pamje dhe fotografi nga vendngjarja që tregojnë qartë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit