Anijet ndotin ujërat e jugut, shkarkojnë mbetjet pa e vrarë mendjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.06.2025, 17:22

Një qytetar që po pushon në jug të Shqipërisë ka denoncuar një akt të rëndë ndotjeje në një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar, Gjirin e Kakomes. Sipas tij, disa anije turistike, kanë derdhur mbetje dhe ujëra të zeza shumë pranë bregut, duke ndotur drejtpërdrejt detin ku notojnë pushuesit.

Në pamjet e siguruara, shihet qartë një prej anijeve teksa shkarkon mbetje në ujë, pa asnjë masë parandaluese dhe në shkelje të hapur të ligjit. Ky veprim, përveç dëmtimit të ekosistemit detar, përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe për imazhin turistik të Shqipërisë.

Ne gjirin e Kakomes anijet me turista shkarkojn ujrat e zeza se nuj. Ka njeri qe te denoncojn dhe i shkarkojn ktu ujrat e zeza. Shum gjynaf gjith ky gji i bukur dhe i virgjer te ndotet. Ju lutem publikojeni qe te marrë shteti masa dhe ti gjobisë pronaret e anjieve,” shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Ky rast ngre sërish alarmin për mungesën e kontrollit mjedisor në zonat turistike. Kërkohet reagim i menjëhershëm nga strukturat përkatëse, për të identifikuar shkelësit dhe për të ndaluar urgjentisht këtë praktikë të papranueshme.

Ruajtja e mjedisit nuk është luks, por domosdoshmëri. Ndëshkimi i ndotësve duhet të jetë shembull për të gjithë. Vetëm kështu mund të mbrojmë turizmin dhe natyrën shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit