Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e një skafi, niset me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2025, 15:50

Në zonën bregdetare të Gjipesë është regjistruar një ngjarje e rëndë. Bëhet e ditur se një turist gjerman ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi.

Pas ngjarjes në vendin ku ka ndodhur rasti ka mbërritur një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga informacionet e para ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit dhe shkaqet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit