Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, dëshmitarja: E pashë kur ai e godiste, ajo ishte e pafuqishme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2025, 15:34

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tolentino pranë Maceratës në Itali. Një shqiptare, 45-vjeçare e identifikuar si Gentiana Hudhra, u vra brutalisht me thikë të shtunën pasdite, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga ish bashkëshorti, tragjedi e regjistruar pasditen e 14 qershorit në Itali.

“Isha në bar kur dëgjova një britmë tmerruese. Dola jashtë dhe pashë një sherr mes një burri dhe një gruaje. Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me këmbë. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’.”

Në vendin e ngjarjes mbrëmë shkoi edhe kryetari i bashkisë së Tolentinos Mauro Sclavi, dhe zv.kryetarja Alessia Pupo teksa shprehën ngushëllime për ngjarje e rëndë në fjalë ku mbeti viktimë shqiptarja e cila u vra nga ish- bashkëshorti i saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit