Pushuesit shqiptarë të Durrësit po përballen me një situatë shqetësuese dhe pamje të papërshtatshme në plazhin publik.
Ata kanë denoncuar në redaksinë tonë turistet e huaja që dalin gjysmë nudo në plazh.
Në pamjet e mbërritur në redaksinë tonë mund të shihni se si turistet heqin bikinit dhe rrinë të zhveshura në shezlong, madje lëvizin lirshëm edhe nëpër plazh.
Qytetarët janë të revoltuar dhe shprehen se sjellje të tilla nuk kanë vend në një plazh publik, me familjarë e fëmijë, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat përgjegjëse të rendit duhet marrin masa për të ndaluar këtë fenomen shqetësues.
"Është turp! Nuk mund të çosh fëmijët në plazh me këto pamje para syve.“.
Pushuesit i bëjnë thirrje bashkisë së Durrësit dhe Policisë së Shtetit të vendosin rregull në zonat publike të plazhit dhe të ndëshkojnë shkelësit e etikës.