“I riu tentoi të më merrte fëmijën te Shkëmbi i Kavajës, prindërit të bëjnë kujdes”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.06.2025, 15:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një adoleshent ka rrëmbyer një fëmijë 4 vjeç i cili ishte duke luajtur me disa të vegjël të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në zonë kishte shumë njerëz. Prindërit e fëmijës kishin dalë për shëtitje dhe e kishin lënë djalin e tyre të luante i lirë. Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, duket djali i vogël që vrapon drejt prindërve, dhe në një moment ndalon për të luajtur.

Menjëherë pranë tij afrohet adoleshenti i cili pa pyetur e merr në krah, dhe mundohet të humbë mes turmës me njerëz. Fatmirësisht prindërit e kanë parë menjëherë momentin kur adoleshenti tentoi t’i zhdukte djalin nga sytë, dhe kanë vrapuar për ta kapur.

“Kur e ndaluam na tha ‘mendova se kishte humbur’! Frika më e madhe është nëse dikush tjetër qëndron pas tij, apo nëse e ka bërë nën efektin e drogës. Mund t’i ndodhë sërish me fëmijën dikujt tjetër, nuk duhet të kalohet aq lehtë,” shkruan babai i djalit ndër të tjera.

Ai ngre shqetësimin për këtë fenomen të frikshëm, dhe kërkon që autoritetet të marrin masa. Babai i djalit e ka referuar rastin dhe në polici, e tashmë pritet të ketë një reagim zyrtar nga autoirtetet.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje si jeni? Ju lutem doja te publikonit nje ngjarje qe ka ndodhur mbreme ne Shkembin e Kavajes. Nje cun rreth 16 vjec tentoi te me merte femijen 4 vjec. Fal zotit i kishim syte gjith kohen tek ai dhe e kapem direkt, por dua ta publikoni dhe per te tjeret qe te kene kujdes.

Duke qene adoleshent policia nuk e mer shume per baze dhe e justifikojne duke thene qe nuk duket se e ka bere me qellim te keq sepse ai thote qe e mora sepse mendova se kishte humbur. Por duket shume qarte ne video qe ai vetem e mer ne krahe dhe largohet as nuk ndalon as nuk e pyet per asgje.

Frika me e madhe eshte nese dhe dikush tjeter qendron pas tij, apo nese e ka bere nen efektin e droges mund te ndodhe serish me femijen e dikujt tjeter dhe nuk duhet te mbyllet apo te kalohet kaq lehte.

Sapo e merr ne krahe duket cuni qe zgjat duart tek ne, por ai nuk reagon fare vetem ecën. Dhe nese do ishte sic thote ai minimuni do shikonte perreth e do pyeste po vetem e mer e ecën. Tha mendova se kishte humbur. Cuni nuk po qante as nuk po kerkomte njeri se ne ishim duke e pare, po lozte.

Un shyqyr zotit e kapa ne koh dhe e ndalova por dua ta publikoj qe te ken kujdes prinderit e tjer ndaj ketyre fenomeneve dhe mos ti len larg syrit te tyre sikur pak shperqendrim te kisha ne ato momente un do isha akoma duke kerkuar djalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit