Pas denoncimit në JOQ, bllokohet “Range-Roveri” që lëvizte në breg të detit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.06.2025, 13:09

Pas denoncimit në JOQ ALBANIA, policia e Shkodrës ka bllokuar mjetin tip “Range-Rover” që lëvizte në breg të detit.

Ky automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar menjëherë pas denoncimit në JOQ ALBANIA dhe shqetësimeve të pushuesve.

Përveç bllokimit të mjetit, drejtuesi ka marrë masë administrative, gjobë.

Njoftimi i policisë:

Manovra të rrezikshme në plazh – Bllokohet mjeti në Velipojë

Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar menjëherë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri me shpejtësi për ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesit.

Nuk do të tolerohet asnjë rast që cenon sigurinë dhe qetësinë e pushuesve. Strukturat janë të angazhuara për të garantuar rend dhe siguri gjatë gjithë sezonit turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit