Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë sonë me një mesazh denoncues lidhur me gjendjen katastrofike të rrugëve në Shqipëri. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit, teksa po kthehej nga puna, është përfshirë në një aksident për shkak të mungesës totale të sinjalistikës në një segment rrugor ku po kryheshin punime. Qytetari shkruan se punonjësit e bashkisë Lezhë me në krye Pjerin Ndreu dhe e firmës Iridiani i vëllait të Admir Kadelit, deputet i PS për qarkun Lezhë po punonin natën, por pa vendosur asnjë tabelë paralajmëruese apo barrierë sigurie në rrugën e fshatit Kallmet të Lezhës.
Qytetari shkruan se ishte vetëm fati që i shpëtoi nga një tragjedi më e madhe. Ai shton se është absurde dhe e papranueshme që në vitin 2025, rrugët e një vendi evropian të mbeten në këtë gjendje skandaloze, ku institucionet punojnë fshehurazi dhe pa asnjë standard sigurie. As firma kontraktuese, as institucionet shtetërore nuk mbajnë përgjegjësi për rrezikun që u shkaktojnë qytetarëve. Rrugët, që duhet të jenë garant i lëvizjes së sigurt, janë kthyer në kurthe të përditshme.
“Pershendetje kjo eshte gjendja e rrugve te shqipris ku bashkia punon naten edhe nuk vendosin asnje tabel asnje sinjalistik edhe nuk mbajn as pergjgjsi per gabimet qe bejn fal zotit shpetuam mir por ky eshte shteti qe po na vret me duart e veta. Keto gjera ndodhin vetem ne shqiperi ku shteti tvjet me durt e veta. Po benin riparime te asfaltit dhe u aksidentuam. Ne 4 te mgjesit po kthehesha nga puna. Asnje tabel nuk kishte rruga. Edhe asnjeri nuk pergjigjet as firma as shteti me pak fjal ky shtet nuk behet me”, shkruan qytetari.
Ky nuk është thjesht një neglizhencë është një formë e drejtpërdrejtë e dhunës institucionale. Shteti që duhet të mbrojë qytetarët e vet, po i vë në rrezik me duart e veta. Këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri, ku për fat të keq, jeta e qytetarit ka ende më pak vlerë se një tabelë e munguar.