Pas Divjakës një situatë shqetësuese është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku një mjet tip Range-Rover është parë duke lëvizur në bregun e detit shumë pranë pushuesve dhe fëmijëve.
Pamjet e siguruara nga pushuesit tregojnë automjetin që kalon në afërsi të vijës bregdetare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve.
Pushuesit shprehen të indinjuar:
“E pabesueshme! Jemi me fëmijë në plazh, dhe makina kalon vetëm pak metra larg. Ku është rendi, ku janë autoritetet?”
Bashkia e Shkodrës dhe Policia Bashkiake duhet të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këtë praktikë të rrezikshme.
Plazhi nuk mund të jetë pistë për makina. Ai duhet të jetë një hapësirë e sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë qytetarët që kërkojnë pushim, jo një vend ku jeta vihet në rrezik nga pakujdesia dhe mungesa e kontrollit institucional.