Banorët e lagjes marrin peng të riun me motor: Do të zhdukim nga faqja dheut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.06.2025, 11:29

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes një të riu dhe banorëve të një lagje, të cilët i kanë prerë rrugën dhe e kanë marrë peng për disa minuta.

Djali me motor ka qenë duke ecur nëpër lagje për punët e tij. Sipas denoncimit, kur ka kaluar herën e parë askush nuk e ka penguar. Por kur ka kaluar herën e dytë, banorët i kanë dalë në rrugë dhe i kanë ndaluar motorin.

Në pamje duket një grua tepër e nervozuar të cilës në ndihmë i vjen një djalë i ri me kanatjere dhe dy burra. Ata e ndalojnë djalin dhe i thonë: Këtu do të rrish, nuk ke për të ik! Kujt i bën manovra nëpër rrugë ti?”

Megjithatë i riu u thotë se ishte në punën e tij dhe nuk po ngacmonte askënd. Ai dëgjohet në video duke thënë: “Me 40 km/h isha ore, nuk isha me 400. Merrni policinë e kë të doni!

Në tensionin e momentit djali i rri ka marrë dhe ofendime e kërcënime nga banorët, të cilët i thonë: Pusho se do të zhdukim nga faqja e dheut. Z*rraxhi!

Kjo ngjarje ngre pikëpyetje për nivelin e qytetarisë dhe kulturës për t’i zgjidhur situata të caktuara me qetësi e pa kaluar në ofendime e përleshje.

Denoncuesi shkruan: Duke hecur nrrug time dalin njerez me ndalojn sepse kalova 2 her ne lagje. Motorri ska as zhurm dhe eshte me letra me tgjitha! Ju lutemi pistojeni sepse nuk esht gje normale!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit