Një foto e bërë sot, më 14 qershor 2025, në një pikë karburanti në Madrid, tregon qartë diferencën e madhe të çmimeve mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Në stacionin BALLENOIL në Madrid, çmimet janë si më poshtë:
Nafta (Diesel Excellent) – 1.209 €/litër
Nafta Premium (Diesel Excellent Plus) – 1.219 €/litër
Benzina (Gasolina Excellent 95) – 1.329 €/litër
Pra, një qytetar në Shqipëri paguan mbi 40 deri 50 cent më shumë për litër, në një vend me pagë minimale disa herë më të ulët se ajo në Spanjë.
Kjo diferencë thellon ndjesinë e padrejtësisë ekonomike për shumë shqiptarë që çdo ditë ndiejnë pasojat e çmimeve të larta dhe një sistemi të çmimit të karburanteve që shpesh cilësohet si jotransparent.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë diferencat absurde mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së. Dallimi i madh në çmim për një mall të importuar, si karburanti, mbetet ende pa një shpjegim të plotë logjik nga autoritetet.