Arrestohet kamzaliu me audi, përplasi 5 veta në trotuar duke bërë manovra

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.06.2025, 19:06

Një skenë tronditëse u regjistrua të premten në rrugën “Halit Haxhija”, ku një 39-vjeçar nga Kamza, në një shpërthim adrenalinë me “Audi”-n e tij, përfundoi duke përplasur 5 këmbësorë në trotuar.

Sipas Policisë së Shtetit, P. B., banues në Kamëz, po kryente manovra të rrezikshme me automjetin luksoz, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë, 5 qytetarë që po kalonin qetësisht në trotuar, përfunduan në spital me plagë të ndryshme, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas përplasjes, autori braktisi makinën në vendngjarje dhe tentoi të zhdukej. Por nuk shkoi larg. Policia e Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me qarkullimin rrugor, e lokalizoi dhe e arrestoi.

Mjeti u bllokua ndërsa drejtuesit të mjetit iu hoq patenta. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rrezikun nga “pilotët” e rrugëve që e ngatërrojnë qytetin me pistë gare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit