Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, është shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Sipas mediave greke Goga pati një kollë të fortë dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi t’i nënshtrohej analizave në një spital.
Pasi u informua për gjendjen e tij, ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, urdhëroi që të dërgohej një ambulancë për ta transportuar në spitalin e Artës ku po i nënshtrohet analizave të plota. Gjendja e tij, sipas mjekëve, nuk paraqet shqetësim serioz.
Pas informimit për situatën, ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ka urdhëruar që një autoambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës (EKAV) të shkojë menjëherë për ta marrë dhe për ta transportuar drejt spitalit.
Aktualisht, Levian Goga ndodhet në spitalin e Artës, ku po i nënshtrohet analizave, dhe gjendja e tij nuk paraqet shqetësim serioz, sipas burimeve mjekësore. Levian Goga është emigrant nga Berati. Ka ardhur në Greqi 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç.
Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç. Para pak ditësh shqiptari u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike. Prindërit e 14-vjeçarit, e atij të 12-vjeçarit, kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.