E rëndësishme për transportin e naftës, Teherani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 16:52

Në vazhdën e luftës Izrael-Iran, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane.

Këtë e bëjnë të ditur mediat iraniane, duke cituar deklaratat e Esmail Kosarit, anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë në Teheran.

Kujtojmë se ngushtica e Hormuzit, që ndodhet midis Omanit dhe Iranit, është pika më e rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Irani mund të aktivizojë aleatët e tij rajonalë, si Hezbollah në Liban apo milicitë pro-iraniane në Irak dhe Siri. Nëse kjo ndodh, konflikti mund të shtrihet në një luftë me shumë fronte.

Izraeli, i përgatitur për luftë shumëdimensionale, do të përgjigjej ashpër dhe me kapacitet të lartë shkatërrues, sidomos në Liban dhe Siri.

Kjo do ta bënte rajonin e Lindjes së Mesme jashtëzakonisht të paqëndrueshëm dhe mund të rrezikojë përfshirjen edhe të SHBA-ve dhe Rusisë në mënyrë indirekte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit