Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 14:55

Autoritetet italiane kanë arrestuar tetë shqiptarë, pjesëtarë të një bande kriminale që ishte kthyer në tmerrin e banorëve në kodrat e Torinos në Itali.

Mësohet se shqiptarët akuzohen për 68 episode vjedhjeje, të kryera midis janarit 2024 dhe marsit 2025.

Banda kriminale kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në gjendje të lëviznin.

Në njërën prej grabitjeve të fundit një pjesë e bandës u kap dhe u arrestua nga Karabinierët e kompanisë Chieri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit