Zjarr në pikën e grumbullimit të hekurave në Kavajë, banorët: Dëgjuam zhurmë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 14:23

Një zjarr masiv ka rënë sot në një pikë grumbullimi hekurash në qytetin e Kavajës. Zjarri është shoqëruar me një shpërthim të fortë që ka tronditur zonën përreth, duke alarmuar banorët e lagjes. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe tymi i dendur ka mbuluar të gjithë lagjen, duke krijuar një situatë shqetësuese për komunitetin lokal.

“Zjarri ne kavaje eshte ne nji pike grumbullimi hekurash. ka plasur dicka se ishte nje zhurne e forte dhe eshte nji flake e madhe.ka ardhur zjarrefiksja.e gjithe lagjia eshte mbuluar nga tymi”, shkruan qytetari.

Ndërkohë menjëherë pas njoftimit, mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e cila po ndërhyn për të shuar flakët. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dëshmitarë okularë raportojnë se zjarri erdhi pas një zhurme të fortë që ngjante me një shpërthim të brendshëm.

Nga ky zjarr masiv rrezikohen banesat dhe bizneset të cilat ndodhen pranë vatrës së zjarrit, që shihen qartë nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit