Një aksident me dy të plagosur rëndë është regjistruar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.
Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës janë aksidentuar pikërisht në këtë zonë.
Dy turistët që vinin nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar.
Shoferi ka humbur kontrollin e motomjetit i cili është përplasur me murin e sipërm të rrugës.