Një zjarr masiv përfshiu katin e sipërm të një kulle të lartë banimi dhe tregtare në Dubai Marina të premten në mbrëmje.
“Zjarri ndodhi pas orës 21:30”, tha një banor i Marina Pinnacle që u përfshi nga flakët. “U zgjova nga gjumi pasi ndjeva një tym të fortë që po hynte në dhomën time. Dëgjova shokët e shtëpisë që më thërrisnin dhe zbritëm me nxitim nga ndërtesa me pizhame”, shtoi banori, i cili jeton në katin e 49-të.
‘Disa automjete zjarrfikëse dhe ambulanca u dërguan menjëherë në zonë. Zjarrfikësit ende po e shuanin flakën në ndërtesën 67-katëshe pothuajse një orë pasi kishte filluar’, shtoi një banor tjetër.
Zjarri që shpërtheu të premten vonë në një kullë banimi 67-katëshe në lagjen Marina të Dubait është vënë nën kontroll, tha të shtunën Zyra e Medias në Dubai (DMO).
Ekipet e Mbrojtjes Civile të Dubait punuan për gjashtë orë për të shuar flakët, duke evakuuar të 3,820 banorët nga 764 apartamentet e ndërtesës pa raportuar asnjë të lënduar, sipas DMO-së.
Flakët shpërthyen papritur në një nga kullat rezidenciale më të larta të qytetit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke ngritur alarmin për një emergjencë në shkallë të gjerë.
Autoritetet po punojnë tani me zhvilluesin e ndërtesës për të siguruar strehim të përkohshëm për banorët e zhvendosur. Autoritetet kanë thënë sesiguridhe mirëqenia e të prekurve mbeti përparësia kryesore.
Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
😱Dubai skyscraper engulfed in massive fire — nearly 4,000 people evacuated from the building
— NEXTA (@nexta_tv) June 14, 2025
Fortunately, there were no casualties. Rescue teams responded quickly and assure that the residents of the complex are now safe. pic.twitter.com/eBX4KZ7I7L