27-vjeçari shqiptar xheloz masakron me thikë partnerin e ri të ish-të dashurës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 12:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kapfenbergut në Austri, ku një 27-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi goditi me thikë disa herë partnerin aktual të ish-të dashurës së tij. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e të riut shqiptar, ku mes tij dhe viktimës ka shpërthyer një konflikt i ashpër verbal që degjeneroi në dhunë fizike.

Gjatë debatit, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka sulmuar rivalin e tij, duke e goditur disa herë në zonën e gjoksit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku autori pranoi menjëherë krimin e kryer. Viktima është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar plagë të rënda.

Autori i sulmit është arrestuar nga policia dhe ndaj tij rëndon akuza për plagosje të rëndë. Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e incidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit