Sëmundja e murtajës te bagëtitë, zbulohet një vatër e re në Zallbastar të Tiranës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 11:28

Edhe në fshatin Zallbastar të Tiranës është zbuluar një vatër e re e bagëtive të infektuara me sëmundjen e murtajës në vendin tonë. Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.

Dje u konfirmua vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës konkretisht në fshatin Shuec të Devollit.Dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, ku13 kanë ngordhur. Aktualisht në fermën ku janë evidentuar rastet ndodhen përfaqësues të shërbimit veterinar për të kryer të gjitha procedurat.

Kujtojmë se më 9 qershor të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.

Gjithashtu më 5 qershor një fermë e mbarështimit të dhive në Postribe të Shkodrës është futur në karantinë dhe pritet te eliminohen gjithë krerët e prekura nga sëmundja e rrezikshme ngjitëse “Murtaja e Ruminantëve të vegjël”.

Janë futur në karantinë ato që dyshohen të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre. Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht në 5 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas , për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit