Lundra në Butrint, burim vonesash dhe lodhje për qytetarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2025, 10:22

Një problem shqetësues ndodh çdo ditë në Sarandë, konkretisht te Parku Kombëtar i Butrintit. Çdo mëngjes, dhjetëra qytetarë që udhëtojnë drejt Ksamilit për në punë përballen me një kaos të përditshëm në pikën e kalimit me lundër në Parkun Kombëtar të Butrintit. Lundra, e vetmja rrugë kalimi në këtë segment, shpesh prishet, i këputet kavo dhe krijon trafik të gjatë e të lodhshëm. Njerëzit vonohen në punë, humbin takime dhe detyrohen të zgjohen shumë herët për të shmangur bllokimin, duke e kthyer nisjen e ditës në një stres të vazhdueshëm.

"Mirmengjesi joq albania...dua te denoncoj dicka qe ndodh gjdo mengjes tek Lundra ne Parkun kombetar Butrint.. se vetem ju jeni shpresa e drejtesis ne kete vend... Gjdo mengjes kur iki ne pun si shum te tjer.. shkojm me vones ose duhet te zgjohemi 1 ore para qe te shkojm n orar ne Pune ne ksamil per shkak te kti fenomeni qe ndodh me kte lundren ne Parkun kombetar Butrind. Prishet gjdo her. Gjdo jav i kputet kavo. Te lutem postoje se eshte shum problem per ne. Arsya pse nuk bejn nje ure 50 metra te gjat eshte se shteti paguhet nga kta tipa", shkruan qytetari.

Situata është kthyer në një përditshmëri të padurueshme për komunitetin lokal. Shumë prej tyre e shohin këtë si një neglizhencë të qëllimshme nga ana e institucioneve, duke dyshuar se ekzistenca e lundrës mbahet gjallë vetëm për të justifikuar një biznes që gjeneron të ardhura për interesa të caktuara. Ndërkohë që ndërtimi i një ure 50 metra i gjatë do të ishte një zgjidhje e thjeshtë dhe efikase, askush nuk merr përgjegjësi.

Qytetarët ndihen të braktisur, ndërsa i vetmi zë që mund të dëgjohet është ai i denoncimit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit