Thethi turistik pushtohet nga plehrat, shokohen turistët: E tmerrshme!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.06.2025, 09:49

Thethi, një prej perlave natyrore të Alpeve shqiptare dhe destinacion i preferuar për turistët e huaj, po përballet me një problem serioz mjedisor.

Kazanët e mbeturinave janë të mbushur tej mase, askush nuk kujtohet t’i pastrojë ndërsa kafshët, ushqehen brenda tyre.

Një grup turistësh nga Belgjika, të cilët vizituan Thethin ditën e djeshme, shprehën habinë dhe zhgënjimin e tyre për gjendjen në terren.

“Është e tmerrshme, kuajtë mes mbeturinave”.

Banorët lokalë dhe bizneset turistike kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Shkodër, duke theksuar se mungesa e pastrimit po dëmton imazhin e zonës dhe rrezikon ekonominë e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit