Pas sulmeve ajrore të kryera më herët nga Izraeli ndaj një impianti bërthamor në qytetin Isfahan, Irani ka reaguar duke lëshuar rreth 100 raketa balistike drejt territorit izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shpërthime janë raportuar në disa zona të Izraelit, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin. Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhër që qytetarët në të gjithë vendin të qëndrojnë në hapësira të mbrojtura dhe të kufizojnë lëvizjet në ambiente të hapura për shkak të rrezikut të lartë.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i bën thirrje të dyja palëve për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.