Vetëm 5 javësh. Kaq është jeta e Savjos deri tani, një jetë që nuk ka njohur asgjë përveç dhimbjes, telave të monitorëve dhe zhurmës së aparaturave.
Që prej 28 prillit, ditës kur erdhi në jetë, Savjo ndodhet në reanimacion. Veshkat e tij nuk funksionojnë. Çdo ditë është një betejë për të mbijetuar, e pamëshirshme për një trup të brishtë që nuk ka faj. Mjekët thonë se e vetmja mundësi është një trajtim jashtë vendit, një mundësi që po zbehet përditë, për shkak të mungesës së mundësive financiare.
Prindërit e tij janë të varfër. Ata nuk kanë asgjë, përveç shpresës dhe lutjeve. Nuk kërkojnë lëmoshë, kërkojnë jetë për fëmijën e tyre.
Lotët thahen kur dëgjon edhe të vëllanë më të madh, i cili për ditëlindjen e tij nuk kërkon lodra apo festa, por vetëm një dëshirë:
“Dua që vëllai im të mos vdesë.”
Ndoshta nuk mund ta ndryshojmë botën. Por mund të ndryshojmë botën për një fëmijë.
Ndihmojeni Savjon të jetojë.
Shpërndajeni këtë thirrje. Bëhuni pjesë e mrekullisë së tij.