Bjondja kërkon Aldon nga Durrësi: E pashë kur po ikte për Golem

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2025, 17:15

Një vajzë bjonde ka kërkuar ndihmën e redaksisë sonë për tu bashkuar me ish të dashurin e saj nga Durrësi, i cili quhet Aldo.

Vajza thotë se janë ndarë disa vite më parë, por ajo e ka parë Aldon në Durrës së fundmi kur ishte duke u kthyer nga Golemi, ndërsa ai po shkonte për Golem. Në një telefonatë me redaksinë tonë, ajo thotë se nuk mundi t’i flasë Aldos, pasi trafiku e bënte të pamundur dhe ndjekjen me makinë.

Bjondja dhe Aldo janë takuar për herë të parë 5 vite më parë në Shëngjin, por sipas saj, të dy janë ndarë në një mënyrë të pakuptimtë: “Unë i bëra bllok dhe ndërrova numrin e telefonit. Pastaj nuk e gjeta dot më,” thotë vajza.

Ajo i kërkon dhe një mundësi tjetër djalit durrsak, dhe ka lënë një numër telefoni në redaksi. Nëse Aldo është përsëri i interesuar, është i lutur të kontaktojë.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Pershendetje stafi i JOQ! Dua te me ndihmoni duke me postuar nje lajmërime ne faqen tuaj.

Kerkoj Aldon nga Durresi. Jemi njohur para 5 vitesh dhe jemi takuar ne Shengjin, jam ajo vajza bionde. Jemi njohur nga nje rrjet social i shokut tend me emer Franci.

Atehere ka pasur nje BMW Seria 7 blu e erret. Ka 2 motra dhe nje shtepi 3 kateshe. Cun i mbushur ne trup, me tipare te erreta flok zi, vetull zi, ka nje nishan diku ne faqe afer hundes. Ka pas jetu ne Austri para 5 vitesh tani nuk e i skam info.

Kaq info kam per Aldon. Ju lutem, kerkoj nje kontakt te tij do me ndihmonit shume. Kerkoj qe kerkesa te mbete anonim ne faqen tuaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit