Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2025, 16:30

Avni Agushi, 72 vjeçari nga Ferizaj është gjendur i vdekur. Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin.

“Njoftim Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit.

Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit.

Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, është shprehur ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit