Studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India, u vonua në trafik: Iu luta të më lejonin të hipja në avion por nuk më lejuan!

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 13.06.2025, 16:09

Mrekullia i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan, një studente 28-vjeçare e administrimit të biznesit. Ajo i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit që vrau 241 persona falë një vonese të minutës së fundit. Chauhan, e cila jeton në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëshortin e saj, kishte qenë për vizitë në qytetin e saj të lindjes në Indinë perëndimore për pushime dhe po përgatitej të kthehej në Evropë me fluturimin AI171 të Air India, me destinacion Aeroportin Gatwick të Londrës.

Një vonesë në udhëtimin e saj për në aeroportin e Ahmedabadit për shkak të trafikut të dendur bëri që ajo të arrinte dhjetë minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në aeroplan. Edhe pse ishte regjistruar në internet dhe i ishte caktuar vendi 36G, stafi i linjës ajrore refuzoi ta linte të hipte në aeroplan. Bhoomi Chauhan, megjithëse e tronditur, ndihet thellësisht mirënjohëse.

"Isha e zemëruar dhe shumë e zhgënjyer. U luta të më lejonin të hipja në aeroplan, u thashë se isha pasagjeri i fundit, por ata nuk më lejuan", tha Chauhan. "Pak më vonë, ndërsa po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të kërkonim rimbursim për biletën, mora një telefonatë: avioni ishte rrëzuar," shtoi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit