Ndezja e kondicionerit në verë është një mënyrë për të përballuar temperaturat e larta, por përdorimi i tij i shpeshtë mund të ketë disa anë negative për shëndetin tuaj.
Kondicioneri thith lagështinë nga ajri, çka çon në tharje të lëkurës, syve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të ftohtë mund të shkaktojë ngërçe muskulore, sidomos në shpatulla dhe qafë.
Personat me astmë apo alergji mund të përkeqësohen për shkak të filtrave të papastruar ose ndryshimeve të menjëhershme të temperaturës.
Trupi përtacohet në përballimin natyror të të nxehtit, duke e bërë më të vështirë përshtatjen jashtë. Kalimi nga ambientet shumë të ftohta në të nxehta (p.sh., nga shtëpia në rrugë) sjell shok termik në trup, gjë që mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke, madje edhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
Këshilla për përdorim të kujdesshëm: