Çunat e Beratit i kthehen punëve në fshat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2025, 16:15

Çunat e Beratit janë kthyer nga emigrimi, por nuk kanë harruar punët e fshatit. Me Audin A7 të blerë me punë e kursime, i janë futur transportit të kashtës. Makinën luksoze e kanë kthyer në ‘kamion’ të vogël, se puna nuk pret. Kush tha që Audi nuk bën për në arë?

Njëri prej tyre shkruan: “Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë ndodh në Berat! Audi A7 i vitit 2016 po përdoret për të ngarkuar balla kashte. Kush tha që nuk është makinë pune?! Faleminderit dhe vazhdoni punën e mirë që bëni!

Epo, mesa duket, kur kthehesh nga emigrimi me rroba firmato dhe makinën luksoze, nuk harrohet as toka e babës. Vetëm se tani traktori është me tapiceri lëkure dhe Bluetooth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit