Qytetarët bllokohen 2 orë në doganën e Qafë Thanës: Nuk na japin shpjegim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2025, 14:19

Qytetarët që po udhëtojnë nga Maqedonia drejt Shqipërisë janë duke përjetuar pritje të gjata në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas denoncimeve të ardhura në redaksinë e JOQ, pritja ka zgjatur mbi 1 orë e 30 minuta, pa asnjë lëvizje përpara.

Udhëtarët shprehen të revoltuar, pasi nuk u është ofruar asnjë sqarim nga autoritetet doganore lidhur me situatën. Ata kritikojnë ritmin e ngadaltë të punës së doganierëve, ndërkohë që janë të detyruar të qëndrojnë në vapën përvëluese, shpesh edhe me fëmijë të vegjël në makina.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të lehtësuar trafikun dhe sugjerojnë rritjen e numrit të sporteleve në hyrje të Shqipërisë si një nga zgjidhjet e mundshme.

Kemi 1 orë e gjysmë në trafik në doganën e Qafë Thanës. Nuk japin asnjë shpjegim dhe po punojnë shumë ngadalë,” thotë një prej udhëtarëve të revoltuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit