Izraeli kryen sërish sulme në Iran

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 13.06.2025, 13:43

Pas dy sulmeve që kreu gjatë mesnatës, Izraeli ka sulmuar sërish Iranin. Televizioni shtetëror iranian raporton se Izraeli ka kryer një sulm të ri në uzinën bërthamore të Natanzit.

Kompleksi ishte goditur edhe më parë, me dëme të konsiderueshme që i janë shkaktuar edhe objektit nëntokësor ku ndodhen centrifugat e pasurimit të uraniumit.

Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit, teksa shënon përshkallëzimin më serioz të konfliktit mes dy vendeve në dekadat e fundit.

Më herët, Izraeli shënjestroi objektet ushtarake dhe bërthamore iraniane. Nga sulmet u eliminuan 5 komandatë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit