“Komshia ka mbledhur qentë para pallatit, nuk hyjmë dot në shtëpi”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2025, 12:43

Një grua që jeton në lagjen nr. 18 në Durrës i është drejtuar redaksisë sonë për të shprehur shqetësimin e saj lidhur me një situatë problematike në hyrje të pallatit ku banon.

Sipas saj, disa qen endacakë janë vendosur në hyrje të pallatit, pasi për to përkujdeset për t’i ushqyer një banore e lagjes. Edhe pse gjesti i ndihmës ndaj kafshëve është për t’u vlerësuar, situata është kthyer në burim shqetësimi për pjesën tjetër të banorëve.

Gruaja denoncuese thotë se qentë bëhen shpesh agresivë, duke mos lejuar banorët të futen në pallat të sigurt dhe të qetë. Për më tepër, ajo pohon se kur banorët përpiqen të largojnë qentë ose të kërkojnë zgjidhje, përballen me reagime agresive nga komshia që përkujdeset për ta. Sipas saj, ajo i ofendon, i kërcënon dhe madje është treguar e dhunshme në disa raste.

Gruaja deklaron se është ankuar në disa institucione, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur këtë situatë, duke theksuar se kërkojnë vetëm të jetojnë të qetë dhe të futen në banesat e tyre pa ndjenjën e frikës.

Denoncimi i plotë nga banorja:

“Përshëndetje jam nje zonj qe jetoj te 18 ne durres. Me rrin qent ne hyrje te pallatit te cilet I ushqen nje zonj! Jan qene rruge qe sna lejojn as me kalu ne moment qe mundohemi ti largoj del zonja ne fjal dhe na kercenon madje dhe na gjuan. Jam ankuar gjith andej dhe se merr persiper asnji.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit