Pelegrinazh në kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra besimtarë për të kremtuar “Ditën e Madhe” të 13 qershorit

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 13.06.2025, 09:57

Mijëra besimtarë kaluan natën në Kishën e Laçit për të kremtuar ditën e Shna Ndout.

Besimtarët nga të gjitha qytetet e vendit, U mblodhën në kishë, ku disa qëndruan natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror.

Pelegrinazhi, që zhvillohet çdo të martë gjatë 13 javëve të fundit, kulmon me festimet në datat 12 dhe 13 qershor, kur besimtarët vijnë për të kërkuar ndihmë hyjnore, për të bërë lutje, apo për të falënderuar Shna Ndoun për ndërmjetësimin e tij.

Në përfundim të 13 të martave të pelegrinazhit, kremtimet për festën e Shna Ndout në Laç, kulmojnë sonte më 12 qershor, ku besimtarët me urimin “Na ndihmoftë” ngjisin më këmbë malin e shenjtë drejt kishës së “Shna Ndout” në Laç dhe qëndrojnë përgjatë gjithë natës.

Gjatë pasdites së 12 qershorit, besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi iu drejtuan kishës së “Shna Ndout” në Laç, në vigjilje të ditës së Shën Antonit të Padovës, që njihet si shenjtori i mrekullive. Me qirinj në duar pelegrinët të ardhur nga i gjithë vendi e më gjerë luten për ditë më të paqta, harmoni e shpëtim.

Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor.Më pas, kremtimet mbyllen nesër (13 Qershor) që njihet ndryshe si “dita e madhe”, datë kur Shën Antoni i Padovës kaloi në amshim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit