Kreshniku i ‘BIOTE’ kandidat për xhehenem, nuk u ka dhënë akoma pagat punonjësve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.06.2025, 19:57

Një muaj më parë, JOQ Albania publikoi denoncimet e shumta të ish punonjësve të kompanisë së dyshekëve “Biote”, të cilët ankoheshin se pronarët e kompanisë i keqtrajtonin dhe nuk u jepnin pagat.

Në fokus të kritikave u vu pronari i kompanisë Kreshnik Leskaj, si dhe ekonomistet Manulela dhe Greta që asnjëherë nuk i jepnin zgjidhje punëtorëve që kërkonin pagat e tyre.

Tashmë që ka kaluar afërsisht një muaj nga ato denoncime, Kreshniku i “BIOTE-së” nuk ka harruar zakonet e vjetra. Pavarësisht denoncimeve, punonjësit nuk i kanë marrë ende pagat e prapambetura, ndërkohë që autoritetet nuk bënë asnjë reagim për këto denoncime e abuzime me vartësit.

JOQ Albania kontaktoi përsëri me disa prej denoncuesve të rasteve të para, dhe ajo që na u konfirmua është se pagat nuk janë shlyer ende sot e kësaj dite. Situata vazhdon po njëlloj.

Punonjësit akuzojnë Kreshnikun për heqje të padrejta nga puna, pagesa të pashlyera, paga me dy bordero, denoncime nëpër gjyqe dhe si një njeri që i trajton punonjësit si lecka.

“Jam nje ish punonjese e kompanis me te felliqur qe egziston kompania Biote. Ato pervecse nuk te japin rrogen e plote ne banke shfrytezojne puntoret ne menyren me makabre te mundshme, dhe sikur mos te mjaftoje kjo, eproret qe drejtojne kete kompani te felliqur me ne krye Kreshnik Leskaj i ofendon punonjesit e tij sikur te ishin lecka dhe jo njerëz,” shkruan një denoncuese për JOQ Albania.

Sot punonjësit na thanë: “Pershendetje! Une kam per te mare me shume nga te gjithe aty. Dhe askush nga stafi i Biote nuk me ka mare per pagesën. Me sa kam pa mund te jene mbi 20+ punonjës kështu.”

Problemi vazhdon, ndërkohë që drejtësia dhe institucionet duket se kanë marrë pushimet e verës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit