Kreshnik Bajraktari, drejtori i Autoritetit Portual Durrës i ka dhënë një tender me vlerë mbi 1.2 MILIARD LEKË Luan Bashës dhe ortakut të tij Armand Agollit.
Tenderi për mirëmbajtjen e infrastrukturës së IT, është fituar nga kompania ATOM SHPK, ironik fakti që ka garuar e vetme në garë dhe ka fituar. Tenderi ëshrë shënuar me FLAMUR TË KUQ për mungesë konkurrence.
Duket se pasardhësi i Pirro Vëngut e ka dorën e lëshuar për klientët e qeverisë, ves të trashëguar nga tashmë ministri i Mbrojtjes.
Burimi i financimit të tenderit janë të ardhurat e institucionit që Bajraktari drejton. Porti i Durrësit është një prej institucioneve që ka qarkulluar më shumë para e që mbart disa prej aferave më të fuqishme si pikë kyçe e pazareve oligarkë-shtet.