Rama i shkon në dasëm të birit të George Soros

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.06.2025, 15:24

Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros. Ceremonia martesore do të mbahet më 14 qershor, ku Aleks Soros do kurorëzojë lidhjen me Huma Abedin, ish-këshilltaren e Hillary Clinton.

Kjo vizitë e Ramës në SHBA përkon me një datë të rëndësishme për Partinë Socialiste, 12 qershorin, që shënon 34-vjetorin e themelimit të saj. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mungon çdo aktivitet festiv për përvjetorin e PS-së, çka lidhet pikërisht me mungesën e Ramës.

Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se festa e përvjetorit do të organizohet pas rikthimit të Ramës në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit