Peshkatarët ilegalë me gjeneratorë dëmtojnë faunën ujore të lumit Buna

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 15:15

Një qytetar ka raportuar në redaksinë tonë një rast shqetësues që lidhet me dëmtimin e faunës ujore në lumin Buna, në Shkodër. Sipas denoncimit, në këtë zonë po përdoren pajisje të paligjshme si gjeneratorë për të gjuajtur peshq, duke shkaktuar pasoja të rënda në ekosistemin e lumit.

“Pershendetje jeta esht qef doja te raportoja nje ankim ne lumin buna te shkodres demtim prone duke gjuajtur me gjenerator dhe inverte po largojn shum peshq nga kjo zon anonim” thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi. Fenomene të tilla jo vetëm dëmtojnë biodiversitetin, por përbëjnë edhe shkelje të qarta të ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe të pasurisë natyrore.

Në këto kushte kërkohet reagim i shpejtë nga autoritetet përgjegjëse për të hetuar rastin dhe për të ndaluar këtë praktikë të dëmshme. Ndërhyrja në kohë është thelbësore për të ruajtur burimet natyrore dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të lumit Buna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit