Air India u përplas me godinat e konviktit të studentëve të mjekësisë, në mesin e pasagjerëve 11 fëmijë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 14:22

Në qytetin Ahmedabad të Indisë, një avion i Air India, fluturimi AI171, është rrëzuar pak pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel. Detaje të reja kanë dalë lidhur me tragjedinë në Indi, ku një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga pista në qytetin perëndimor indian Ahmedabad. Sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, nga aksidenti ajror ka shumë të vdekur.

Aeroplani do të udhëtonte drejt Aeroportit Gatwick, tha Air India, ndërsa policia lokale deklaroi se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit. Gjithashtu siç raporton Reuters, në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë 217 të rritur dhe 11 fëmijë. “Ndërtesa në të cilën u rrëzua është një konvikt mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zonës”, u tha gazetarëve një oficer i lartë policie.

Mbetet mister shkaku i këtij aksidenti ajror. Pamjet tregonin rrënoja që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport, informon ‘La Repubblica’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit