Në redaksinë tonë vijon të ketë denoncime lidhur me pagesat e FRONTEX për shërbimet e policisë. Ndonëse redaksia jonë e ka publikuar disa herë këtë denoncim që ka të bëjë me pagat e punonjësve të FRONTEX ende nuk është dhënë një zgjidhje. Institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të heshtin dhe të mos reagojnë lidhur me problemin në fjalë. Sërish një punonjës ka kontaktuar me JOQ Albania dhe ka denoncuar pikërisht këtë vonesë te pagesat e misioneve FRONTEX për efektivët e Policisë së Kufirit.
Pavarësisht se fondet janë disbursuar nga Bashkimi Europian, pagesat nuk janë kaluar ende tek punonjësit, duke krijuar një situatë të papranueshme për njerëzit që përballen çdo ditë me sfida në terren. Punonjësit denoncojnë se për muaj të tërë janë mashtruar me premtime të rreme. U thuhet se pagesat do të hidhen nga fundi i muajit, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Shefja e financës, qytetarit, i ka gënjyer vazhdimisht se pagesat janë gati.
Kjo mënyrë trajtimi nuk është vetëm mosrespekt, por një shkelje e qartë e të drejtës së tyre për shpërblimin e punës së ndershme. Redaksia jonë i është rikthyer këtij problemi pas denoncimit të radhës që dëshmon se situata nuk ka ndryshuar. Kërkojmë urgjentisht nga institucionet përgjegjëse, drejtoria e Financës në Policinë e Shtetit, Ministria e Brendshme të japin një sqarim të qartë dhe të kalojnë menjëherë pagesat e prapambetura. Heshtja dhe vonesat nuk janë më të justifikueshme, sidomos kur nuk ka asnjë shpjegim apo arsye të qartë.
"O joq si kaloni! Bejeni pak problem prap kete punen e lekeve te punonjesve te policis qe bejn sherbim me frontex ne kufi se nuk jan paguar qe nga janari. Nuk kane reaguar fare. Vec genjejn. Te shofim nga fundi muajit thone. Kan qe ne janar asnje veprim nderkohe qe keto lek jan paguar nga bashkimi europian nga frontex, por si japin keta ketu. 2 her brena 2 muajeve eshte denoncuar nga ana juaj por keta spo reagojne. Shefja e finances vec i genjen krejt kush pyet jan gati thot do hidhen..ka disa muaj i njejti muhabet", shkruan qytetari.