Një furgon i kompanisë Driza që furnizon marketet e Shkodrës me mish pule nga Fieri është denoncuar dje në një video ekskluzive për JOQ pasi është filmuar duke hedhur mbetje të mishit të pulës në liqenin e Shkodrës.
Në videon e publikuar, një automjet i kompanisë Driza shfaqej i parkuar buzë lumit, i pozicionuar me pjesën e pasme nga uji dhe derdhte mbetjet e mishit të pulave.
Kompania ka reaguar për JOQ duke ka deklaruar se shoferi ka shkuar jashtë orarit të punës me makinën e tyre për të tretur mbeturinat e shtëpisë.
"Shoferi pasi ka furnizuar dyqanet, jashte orarit te punes e ka perdorur makinen e kompanise per nevoja familjare duke tretur mbetjet e shpise me furgonin e kesaj kompanie",-thotë Driza.
REAGIMI I PLOTË
"Pershendetje te nderuar gazetare qe JOQ Albanias, ju shkruajme nga kompania Driza
Ne radhe te pare ju pergezojme per punen qe kryeni cdo dite duke pasqyruar problematikat te ndryshme. Sapo u vum ne dijeni te nje postimi ne faqen tuaj sipas te cilit nje makine e kompanise tone ka hedhur mbetje ne liqenin e Shkodres! Lajmi na shqetesoj shume dhe kryem verifikime te menjehereshme.
Ne radhe te pare donim tju informonim qe Kompania Driza nuk zhvillon aktivitet ne qytetin e Shkodres, gje qe mund te verifikohet edhe nga ekstrakti i kompanise, pra eshte e pamundur qe keto te jene mbetje te kompanise. I vetmi aktivitete i joni ne Shkoder si ne gjithe Shqiperine eshte furnizimi i marketeve me mishin e pules, gje qe behet direkt nga magazinat tona cdo dite. Pas verifikimeve te kryera, nje shofer i kompanis ka perdorur mjetin e kompanise per qellime personale. Ndaje punonjesit po merren te gjitha masat e nevojshme. Na vjene keq te gjendemi ne nje situate te tille pasi kompania jone i kushton nje rendesi te vecant mbrojtjes se ambjentit per kete arsye gjate viteve kemi kryer investime te ndryshme dhe vazhdojme te kryejme investime per te ruajtur dhe mbrojtur ambjentin dhe natyren. Ambjenti ku ne jetojme eshte nje pasuri per te gjithe dhe te gjithe duhet te bejme te pamunduren per ta mbrojtur. Persa me siper kerkojme pergenjeshtimin dhe heqjen e videos nga postimi pasi keshtu cenohet rende imazhi i komapnise me pa te drejte."
Pas publikimit të videos, policia ka proceduar penalisht 31-vjeçarin shofer të Drizës si autor të derdhjes së mbetjeve në liqen.