Pas marrjes së mandatit të katërt, duket se nervozizmi ndaj zërave kritikë po rritet. Një koment ironik i një qytetari ëshrë kthyer në sulm personal nga Erion Braçe, duke u përballur me etiketime si “kokrra e injorantit”, fjalë që nuk i shkojnë për shtat, për më tepër një deputeti.
Në një vend për të cilin Rilindja supozon se është demokratik, fjalët e lira nuk duhen ndëshkuar me bllokim, ofendim dhe përçmim. Aq më pak nga ata që u zgjodhën për të përfaqësuar qytetarët.
Por duket se votat e qytetarëve Braçe i ka përkthyer në injorancë përderisa quan idiotë ata që e votuan atë dhe partinë e tij. Deputeti ka shpërthyer në ofendime në mesazh privat ndaj një qytetari i cili i shprehu mendimin e tij në koment.
Rikujtojmë se edhe ersekari Erion Isai ftoi në duel tek e tek një qytetar pas një komenti që bëri në JOQ për anglishten e tij me theks ersekar.

Qytetari denoncon:
"Pershendetje JOQ jam Jorgji Kaçorri nga Dibra nje qytetar Shqipetar. Me 7 Qershore bera nje koment te thjeshte ne llogarine zyrtare ne Instagram te z.Erion Brace.
Kishte bere nje postim per disa inerte qe hidheshin ne nje rruge ne Tirane dhe ju thoshte qytetareve qe bashkia i ka pastruar 3 her dhe nuk do ti pastrojme prap sepse eshte detyra e punemarresve qe ti pastrojne keto inerte. Une i komentova po ofendime dhe sharje komenti nuk me kujtohet 100% pre pak a shume eshte si me poshte.
"Keni 12 vjet ne pushtet dhe e keni bere lule Shqiperine dhe 4 vitet e ardheshme do punoni edhe me mire. Shteti eshte pasqyrim i popullit dhe anasjelltas. Lejeni Shqiperine rehat se jeni shkeput komplet nga realiteti 🤮🤮🤮"
Ky ishte komenti ime. Nga llogaria e z.Brace me erdhi nje mesazh dhe me beri bllok mesazhin do ua dergoje me foto sepse i bera screenshot. Se kuptoj cfare gabimi bere qe te ofendohesha ne ate menyre te pa kuptimte. Dhe a kemi sote te drejte te themi fjalen e lire apo jo. Nuk dija ku te drejtohesha prandaj kete histori te çuditeshme doja ta ndaja me ju.
Faleminderit !!"