Zaptohet nga inertet përroi i fshatit Brrar, bashkia dhe IMT Tiranë asnjë reagim

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 13:01

Në afërsi të shatit Brrar të Tiranës po ndodh një shkelje flagrante e mjedisi dhe pronës publike. Inertet po hidhen masivisht në zonën pranë urrës, te përroi. Qytetari i cili denoncon rastin, shkruan se inertet e hedhura po krijojnë toka të reja artificiale mbi shtratin e përroit. Ky i fundit që ka për funksion shkarkimin e ujërave të shiut dhe të malit, po zëvendësohet tashmë me mbetje ndërtimi, pa vendosur asnjë strukturë për kullimi, tuba ose kanale kulluese.

Ura është ndërtuar për të përballuar fluksin e ujit gjatë reshjeve masive, por aktualisht kjo është injoruar pasi zaptimi i shtratit të përroit e ka zbehur funksionin. Zaptimi është bërë me një ritëm alarmant duke e kthyer zonën në një vend ku grumbullohen inertet. Qytetari thotë se pavarësisht pranisë së përditshme të mjeteve të bashkisë, apo IMT, asnjë veprim nuk po ndërmerret për të ndaluar këtë shkelje flagrante dhe këtë krim mjedisor.

"Pershendetje JOQ, po ju dergoj nje video ku shikohet qarte babezia e zaptimit e krijimit te tokave te reja afer fshatit barrar te Tiranes, ku inertet e hedhura po mbulojne perroin ku kalon uji poshte ures pa vendosur as tuba e asnje gje per shkarkimin e ujerave, jo me kot ketu ka ure pikerisht nga ky perrua, keta jo vetem qe po e zaptojne, por babezia arrin kulmin duke zen perroin, makinat e bashkis vijne e ikin e spjerdhin fare, makina e IMT po ashtu levizin disa her ne dite e sreagojne fare", shkruan qytetari për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit