Lindita u lutet shqiptarëve: Ndihmoni birin tim të mos vdesë nga mungesa e ilaçeve dhe ushqimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2025, 12:25

Lindita, një nënë nga Durrësi, ka trokitur në derën e redaksisë së TVA News, jo për të kërkuar lëmoshë, por për të ndarë një lutje për jetën e të birit.

E zhgënjyer nga heshtja e institucioneve, ajo ka mbetur e vetme përballë një realiteti të dhimbshëm dhe të padrejtë.

Në kërkim të shpëtimit, familja e saj emigroi drejt Francës, ku djali i vogël i Linditës iu nënshtrua një ndërhyrjeje të rëndësishme që i shpëtoi jetën. Por shpresa nuk zgjati shumë: Autoritetet franceze i kthyen në Shqipëri, ku premtimet e QSUT-së për vijimin e trajtimit u zhbënë në mungesë të barnave, ushqimeve të posaçme dhe pajisjeve jetike.

Tani djali i saj ushqehet përmes një sonde në stomak dhe gjithçka që kishte sjellë nga Franca po mbaron.

Në shtëpi, varfëria është e dukshme dhe ulëret me të madhe: vetëm 45,000 lekë ndihmë sociale në muaj, një bashkëshort i paaftë për punë dhe një grua që përballet çdo ditë me pamundësinë për të mbajtur në jetë fëmijën e saj.

Në këto rrethana ku të gjithë i kanë kthyer shpinën, Lindita u kërkon shqiptarëve ndih Ajo kërkon ndihmë me aq sa secili mundet, ushqime të posaçme, medikamente, pajisje mjekësore, apo ndoshta një ndihmë modeste financiare. Sepse ndonjëherë, jeta e një fëmije varet nga bujaria e një zemre tjetër.

Nëse nuk mundemi të ndryshojmë gjithë botën, të paktën le të ndryshojmë botën e një fëmije.

Të dhënat e bankës:

IBAN 1: AL57208220770000A56254038901

IBAN 2: AL35208220770000A5625437101

KODI SWIFT: USALALTRXXX

Kontakt: +355 68 563 6532

Adresa: Plepat, Durrës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit