O Bashee, urime ditëlindjen dhe fitoren! Më në fund 1 me 0 kundër Ramës

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 12:27

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, tashmë drejtues i Koalicionit Euroatlantik i cili nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet për Kuvend të 11 Majit, më në fund ka fituar një betejë të vetme kundrejt Ramës që siguroi 83 mandate në sesionin e ri parlamentar që nis punimet në shtator.

Basha i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 51 vjeç ka marrë një dhuratë nga Gjykata e Tiranës. Institucioni i drejtësisë i ka dhënë fitore Bashës në një betejë gjyqësore me Ramën. Basha ka fituar betejën gjyqësore me kryeministrin Edi Rama, për shpifje. Më fund një fitore, jo nga ato që ëndërron Basha, natyrisht!

Rama e paditi Bashën për cenim të nderit dhe personalitetit pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”. Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë I ka vlerësuar deklaratat e Bashës si një opinion politik i ligjshëm, i mbështetur në fakte të njohura publikisht, dhe të bëra në funksion të detyrës së tij.

Si duket universi ka një ndjenjë humori me shije të hollë. Një muaj pasi humbi zgjedhjet dhe Rama fitoi 83 mandate, Basha mundi Ramën dhe nuk doli shpifës. Të paktën fushatat me disset e Unikkatil ia arritën qëllimin. Basha më fund ia doli të mundë Ramën, jo në zgjedhje fatkeqësisht, por në një proces gjyqësor që shumica mezi e kujtonin se ekziston.

E në këto raste kur ka fitore, Unikkatil do thoshte: "Ti vazhdo edhe ndjek krejt qata qe ti e ndjen. Nese je i sinqert n'fund fitoren ti e gjen. Bonu yll e shkelqe ndriqo aty ku o errt. Lulzim Basha simbolizon FITOREN E SINQERT!" Urime ditëlindjen dhe fitoren Bashee! Më në fund 1 me 0 kundër Ramës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit