Avokati i familjes Cani: Martinin s’e vrau videoja që u publikua! Mos krijoni histeri kolektive

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.06.2025, 12:11

Vrasja e Martin Canit, 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, vazhdon të jetë një plagë e hapur shoqërore...

E teksa historia ishte lënë në një skutë të bëmave më të errëta të historisë, zarat e Rilindjes zgjodhën të publikonin videon e vrasjes të së miturit 8 muaj pasi plaga kishte nisur të zinte kore me arsyetimin: "Që të bëhej drejtësi!"

Ironuk është fakti që videoja që shënon dështimin e sistemit arsimor dhe u shoqërua me mbylljen e TikTok si shkaktar i ngjarjes, nuk u bë publike para zgjedhjeve, por 8 MUAJ pas vrasjes!

Prokuroria vendosi të shpërmdante pamjet e dhimbshme për të krijuar tymnajë në media nëpërmjet zarave të saj dhe të gjithë u sulën si hiena për të ngrënë një copë nga kasaphana e pandjeshmërisë e çorbës që ligji gatuan me Rilindjen.

Pyetjet që bien janë: Kush i shpërndau pamjet që kanë qenë të disponueshme vetëm nga Prokuroria?!

Rikujtojmë se në një zbulim ekskluziv të JOQ Albania u bë me dije se pjesë e grupit të vrasësit ishte edhe i biri i hetuesve të BKH Kledion Bejkaj emri i të cilit u fshi nga Policia e Prokuroria, teksa njëri prej të miturve i cili mbeti i plagosur në ngjarje e denoncoi publikisht se e kishte plagosur me thikë.

JOQ zbuloi se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë SPAK.

Pse pikërisht u bënë publike 8 muaj pas vrasjes nëpërmjet veglave të Rilindjes në një kohë kur i mituri po vajtohet nga familjarët?!

Akoma më ironik është fakti se avokati i familjes Cani, Redi Ramaj, u shpreh se publikimi i videos nuk ishte shkaku i vdekjes së Martinit dhe se nuk duhet të krijohet histeri kolektive.

“Nuk e ka vrarë videoja Martini dhe as publikimi i saj,” tha ai, duke shtuar se pamjet duhej të ishin pjesë e një procesi të hapur dhe publik.

“Vetëm familja e Martin Canit mund të flasë për të drejtën etike për publikimin e videos, askush tjetër,” theksoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit